Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Aksidenti fatal ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa kanë qenë të përfshira tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre (3) personave. Njësitë Policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related posts

Osmani: Shpresoj që BE-ja ta dëgjojë thirrjen tonë të zëshme për vizat

admin

MSh: Kemi kapacitete për realizimin e zgjedhjeve

admin

Prej sot në Poliklinikën Çair, ndërsa deri në fund të javës edhe në “Mlin Ballkan do të bëhen testime për Kovid 19

admin

Slloveni, protesta me biçikleta kundër masave kufizuese

admin

Afrim Gashi uron kreun e ri të BFI-së

admin

Partitë në Kosovë bëhen gati për zgjedhje nacionale, shkak pozita e Presidentit

admin