TËRMKOLLI: ALBINI PËRMENDI GJAKDERDHJE SI MESUESIT E TIJ REXHEP QOSJA E ADEM DEMAÇI

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e ka quajtur si gjest të ulët dhe shenjë hakmarrjeje, veprimin e Albin Kurtit i cili e liroi nga detyra zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.

Tëermkolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se Albini dje ka përmendur edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi
Ajo e ka quajtur hakmarrje veorimin e Kurtit për të shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, i cili është nga radhët e LDK-së.

“Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin”, thotë Termkolli.

Tutje, ajo ka përmendur edhe kohën në të cilën vendi po kalon për shkak të virusit Covid-19, duke thënë se Kosova nuk ia pati borxh shkarkimet e as rrëzimin në kohë koronavirusi.

Gjithasht, ajo ka komentuar fjalimin e Kurtit në seancën e djeshme të Kuvendit, ku ai e përmendi gjskderdhjen për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe gjendjes së jashtëzakonshme,Tërmkolli thotë se ai e përmendi këtë si mësuesit e tijl, Rexhep Qosja e Adem Demaçi.

“Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!”, ka shkruarTërmkolli.

Related posts

Qeverisë kosovare i kërkohet që të gjithë punëtorët të përfshihen në Pakon Emergjente

admin

Kosovë, 29 raste të reja me koronavirus

admin

Me mua Kryeminister nuk ka marreveshje per shkembim territoresh as në Shtëpi te Bardhë, as te Kuqe e as te Gjelber!

admin

Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi

admin

Beyer mesazh Borellit: Mos mendoni që Gjermani do të pranoj ndryshimin e kufijve të Kosovës

admin

13 vjet nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri

admin