Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Presidenti  i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në korrik ose gusht.

Debati se a do të anulohet plotësisht sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë, transmeton Gazeta Express.

Përkundër kësaj, Gravina këmbëngul se Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë”, tha Gravina.

Related posts

UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

admin

Polonia nis kampionatin e futbollit në fund të muajit maj

admin

Jan Oblak vendos rekord të ri në Spanjë

admin

NEYMAR KA ZGJEDHUR SKUADRËN E RE, BRAZILIANI REFUZON RINOVIMIN E KONTRATËS

admin

Sarri zbuloi situatën në dhomën e zhveshjes në Çellsi

admin

Nouri zgjohet nga koma, Ajaksi vazhdon ndihmën!

admin