Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

Gjithsej 17 lajmërime për zjarr në ambient të hapur në territorin e qytetit të Shkupit, janë regjistruar në periudhën mes datës 19 dhe 25 në këtë muaj.
Në 16 raste, zjarrfikësit nga Shkupi kanë dalë në terren dhe kanë shuar zjarret në ambient të hapur, ndërsa një lajmërim iu përcoll Inspektorëve të Qytetit të Shkupit për të ngritur procedurë kundër autorëve.

“Në sezonin e rritjes së ndotjes së ajrit, Qyteti i Shkupit vazhdoi fushatën e tij për lajmërimin e zjarreve në ambiente të hapura në linjën telefonike pa pagesë 193. Qyteti i Shkupit përmes Inspektoratit dhe Njësisë Territoriale së Zjarrfikësve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe Kryqit të Kuq organizojnë ekipe të përziera që punojnë 24 orë në ditë dhe menaxhojnë me zjarre në ambiente të hapura”, theksohet në kumtesën e sotshme të Qytetit të Shkupit.

Nga atje vlerësojnë se fushata “Lajmëro zjarr në ambient të hapur”, e cila zhvillohet për të tretin vit me radhë po jep rezultate të shkëlqyeshme.

Related posts

Ohri “vërshohet” nga mysafirë për pashkët

admin

110 punëtorë mbetën në rrugë, falimenton fabrika në të cilën pronar është edhe Koço Angjushevi

admin

Kthimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, priten fluturime nga Vjena dhe Baseli

admin

Zaev: Është koha që BDI-ja të kaloj në opozitë

admin

Bekteshi: U tha, u bë, ska ulje të rrogave për administratën

admin

Ulja e pagave në administratë, përplasje mes partnerëve

admin