Tregon Albin Kurti: Thaçi më tha hiqe taksën shkojmë bashkë në Uashington

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka thënë që tentimi për rrëzimin e Qeverisë ka të bëj me një marrëveshje të gatshme me Serbinë.

Madje këtë e lidhe edhe me atë se çka i ka thënë Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës në takim Albin Kurtit, shkruan gazeta inFokus.

Nuk ka të bëj as me ministrin as trupat e ShBA-ve, por për marrëveshjen e gatshmë për shkëmbim territorial mes Kosovës me Serbinë, ky Pazar presidencial e kërkon rrëzimin e Qeverisë se nuk bëhet, ka marrë fund kjo punë, provoi ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pse nuk e shpalli, nuk ka marrëveshje as në shpi të bardhë, as të gjelbër as të kuqe, prandaj motori është të largohet Qeveria e të hapet rruga shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Dy orë e takova Presidentin e nuk u morëm vesh pasi tri herë ma përsëriti heqë taksën shkojmë bashkë në Uashington e e bëjmë marrëveshjen, shkojmë bashkë e heqim qafe Serbinë, nuk është ideja me heq tarifën për me fillu negociatat.

Related posts

Vuçiç: Zgjedhjet më 21 qershor, nuk shtyhen sërish

admin

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga virusi Korona në Shqipëri

admin

Shërohet nga COVID-19 çifti i të moshuarve nga Korça, 79 dhe 78 vjeç

admin

BE 50 mln € për Shqipërinë kundër CoVid-19, reagon Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

admin

Shqipëri, katër raste të reja me Covid-19

admin

Kosovarët krijojnë ventilatorin për frymëmarrje, nesër testohet

admin