Si po shkon karantina e Erion Veliajt, me Ajolën dhe Kajanin?

Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka përhapur panik në mbarë botën dhe shifrat e tij po rriten ndjeshëm edhe në vendet tona. Qeveria e Shqipërisë ka vendosur masa të rrepta, ndër to ndalimin e qarkullimit pa asnjë arsye, ndaj të gjithë janë izoluar në shtëpi.

Personazhet e njohur publikë po ndajnë në rrjete sociale momente të karantinës së tyre, duke hapur edhe sfida me njëri-tjetrin për të kaluar më këndshëm kohën në izolim.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar me një fjali të vetme si po shkon karantina e tij, teksa është izoluar në shtëpi me bashkëshorten, Ajolën dhe vogëlushin e tyre Kajan.

Në një video të publikuar nga Ermal Mamaqi në Instagram, ku shfaqet një prind me fëmijën e tij, Veliaj komenton:

“Po ju sa në ditë po ndërroni lal, se unë po thyej rekord.”- shkruan kryebashkiaku duke iu referuar pelenave të të voglit.

Duket se e gjithë koha e Veliajt po kalon me Kajan, i cili tashmë ka 24 orë vëmendjen e prindërve të tij.

Related posts

Selimi thotë se LDK’ja e paralamëroi VV’në për dalje nga koalicioni

admin

Covid-19/ BE 410 milionë euro ndihma për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë

admin

Shkon në 11 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 223 të prekur

admin

Daçiq thyen sërish zotimin, falënderon Meksikën që s’e njeh Kosovën

admin

Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

admin

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

admin