Shënohet edhe viktima e tretë nga Koronavirusi në Maqedoni, vdes gruaja që ishte në respirator

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndëruar jetë gruaja nga Dibra që prej të parave ishte transferuar në këtë Qendër Klinike.

Pacientja e ndjerë prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe ishte në respirator. I hospitalizuar është edhe bashkëshorti i saj.

Ata dolën pozitiv më 6 mars, pasi më 27 shkurt ishin kthyer nga Bresha e Italisë.

Së pari të dy ishin në gjendje stabile, por pastaj gruas iu përkeqësua gjendja dhe u vendos në respirator. Ajo tanimë është viktima e tretë në Maqedoni nga korona virusi.

Ndryshe në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 29 raste të reja me korona virus, me çka numri i përgjithshëm tani është 177 persona./Zhurnal.mk

Related posts

Moti me vranësira dhe reshje shiu e dëborë

admin

Komunikacioni i matur dhe kryesisht nëpër rrugë të thata

admin

31 persona shkelin orën policore, arrestohen 19

admin

Filipçe: Të gjithë pacientët janë infektuar pas kontaktit me të sëmurë

admin

Një pacient nga Shtipi ka sulmuar një infermiere në Klinikën e Shkupit

admin

Shtëpia e Bardhë do të testojë këdo që do të jetë afër presidentit Trump

admin