Prokuroria e Stambollit përgatit aktakuzë për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Prokuroria e Stambollit njoftoi më 25 mars se ka përgatitur një aktakuzë kundër 20 personave, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raportoi Reuters.

Deklarata tha se aktakuza përfshinte ish-zëvendës shefin e Inteligjencës Saudite, Ahmed el Assiri dhe një ish këshilltar të gjykatës mbretërore Saud el-Katani si “nxitës të një vrasje të planifikuar me një qëllim monstruoz”.

Aktakuza përfshinë edhe 18 persona të tjerë.

Jamal Khashoggi, ishte një banor amerikan dhe një kolumnist i gazetës Washington Post.

Gazetai Khashoggi, i cili u vra në tetor të vitit 2018, njihej si një kritik i udhëheqjes saudite. Ai shkoi në Konsullatë për të marrë dokumentet personale. Trupi i tij nuk u gjet kurrë.

Related posts

Botës i mungojnë gjashtë milionë infermiere

admin

Muaji i Ramazanit në Itali, mbi 2 milion besimtarë të izoluar

admin

SHBA-ja akuzon Kinën për hakim të kërkimeve rreth koronavirusit

admin

Maas: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së

admin

Ndërron jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona

admin

Fëmija 6 vjeç, viktimë e koronavirusit në Iran

admin