Kurti: BE ndanë 5 milionë euro për Kosovën, po përgatit edhe 50 milionë tjera, sapo e mora këtë lajm të mirë

Derisa dy partitë LDK dhe VV, po vazhdojnë me gjuhë të ashpër ndaj njëra-tjetrës, po vazhdon seanca ku po diskutohet për mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i reagoi zëvëndëskryeministrit Haki Abazi, daj gjuhës që përdori ai, duke i thënë që pikërisht kjo gjuhë ka prishur koalicionin, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Gashit i reagoi kryeministri Albin Kurti.

Ai tha së s’është prish koalicioni për gjuhën e komunikimit.

“Për shkak të gjuhës së komunikimit s’ka ndodhë thyerja. Çështja është te tarifa, edhe ideja e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.  Në letrën që ma ka dërgu kryetari Mustafa, ka thënë që kur të kalon gjendja me koronavirusin, ne do të dalim nga koalicioni për tarifën. LDK ka pas me dal edhe më herët edhe sikur të ishte korona. S’është pra gjuha e komunikimit. Është marre mi thanë popullit që e bratis idenë e reciprocitetit. S’është ç’ështje gjuhe, por qëndrimi”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu konfirmoi se ka marrë letër nga komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, që flet për ndihmat që i jep Kosovës.

“Unë sapo kam marrë një letër nga komisioneri i BE-së, Oliver Varhelyi, që flet për ndihmat që i jep Kosovës.

Sa i përket ndihmës financiare që të shfrytëzohen 5 milionë euro, ndërsa kanë nisur punën deri në 50 milionë euro për ne që duhet të shfrytëzohen që ta zbusin nikimin socio-ekonomik”.

Related posts

Ruçi: Çelja e negociatave fitore kombëtare

admin

Mbi 4 milionë euro gjobë për 14 kompani të derivateve të naftës në Kosovë

admin

Shqipëria drejt hapjes së kufijve

admin

Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

admin

Maqedonia mer një PO të vërtetë, kurse Shqipëri një PO në formë shuplake

admin

Presidenti Thaci denoncon Kurtin per shkelje te kushtetutes

admin