Kosovë, seancë kuvendore për shkarkimin e Qeverisë Kurtti

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.

Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë, përveç dezinfektimit të hapësirave, deputetët që në hyrje të sallës ku do të mbahen seanca, do të kontrollohen në mënyrë të detajuar, pas situatës së krijuar me koronavirus.

Related posts

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, pozitiv me CoVid-19

admin

AAK del fuqishëm kundër Borrellit: Ideja e ndryshimit të kufijve e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit

admin

Daçiq thyen sërish zotimin, falënderon Meksikën që s’e njeh Kosovën

admin

Serbia nis 4.000 tonë miell drejt Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

admin

Borell i kundërpërgjigjet Thaçit: Lajçak ka besimin e BE-së, do të bëjë punë të shkëlqyer për dialogun

admin

Qeveria e Kosovës heq taksën për mallrat serbe, nga sot hyn në fuqi reciprociteti

admin