Kapen me kokainë dhe marijuanë, arrestohen dy persona nga Kërçova

Kokainë, marijuanë dhe plumba mbrëmë janë gjetur në shtëpitë e dy banorëve të Kërçovës. Të dy janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur padi penale.

Siç informon zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, dje me lejen e tij paraprake, nëpunësit policor të SPB-së Kërçovë, kanë bastisur në shtëpinë e I.Z. 58 vjet nga Kërçova, me ç’rast janë gjetur dhe marrë 43 plumba dhe 355 fara të marijuanës.

Ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi adekuate.

“Dje, gjatë kontrollit të kryer në rr. “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policor kanë gjetur dhe marrë kokainë. Në lidhje me këtë ngjarje, është arrestuar dhe privuar nga liria A.K. 24 vjeçar nga Kërçova”, kumtoi Dimoski.

Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi penale.

Related posts

Edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 7 shërohen

admin

Regjistrohen 18 raste të reja me virusin Korona

admin

Vetëm 33.863 qytetarë mund të lëvizin gjatë orës policore në Maqedoni

admin

Koronavirusi, mbi 1 700 raste aktive në Shkup

admin

Arrestohet 31 vjeçari, mbante me vete thikë dhe radio-lidhje

admin

Qarkullimi rrugor pa pengesa në rrugët urbane dhe interurbane

admin