Dastid Pallaska “gozhdon” Albin Kurtin

Juristi Dastid Pallaska ka kritikuar sot kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për të cilin ka thënë se do të duhej të shkonte deri në hënë për të marrë vesh nëse ka një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Pallaska ka shkruar në Facebook se një Kryeministër i aftë dhe guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo, para çdokujt dhe në çdo kohë.

“Vetëm një Kryeministër popullist e braktisë pozitën e vet – duke prishur qëllimisht koalicionin qeverisës – dhe me oratori mundohet të mbulojë mungesën e aftësisë dhe guximit për t’i shërbyer vendit në një moment testimi”, ka shkruar ai.

Këto komente Pallaska i ka bërë pas reagimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati në seancën e Kuvendit ku deklaroi se presidenti Hashim Thaci është duke tentuar që të bëjë një marrëveshje të dëmshme Prishtinë – Beograd, ku përfshihet edhe shkëmbimi me territore.

Related posts

Virusi korona, shënon rritje numri i të infektuarve në rajon

admin

Manastirliu: “Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia dhe pas lehtësimit të masave”

admin

​Thaqi kërkon që edhe zyrtarët korrektues të shpërblehen nga pako emergjente fiskale

admin

Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

admin

ANULIMI I PROCESIT TË NOTERISË, MBI 60 NOTERË USHTROJNË PADI NDAJ MD-SË

admin

Veseli reagon pas viktimës së parë nga koronavirusi: Shpresoj që ky rast të jetë i fundit

admin