Borel: Koordinim, solidaritet dhe kanalizim i mbështetjes për Ballkanin Perëndimor nga BE-ja

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov pati një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel në dritën e marrjes së vendimit pozitiv nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Siç komunikoi MPJ-ja, të dy shprehën kënaqësi të madhe për vendimin e ministrave të BE-së për të filluar negociatat për aderimin si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, veçanërisht në rrethana të këtilla të vështira. Në këtë kontekst, ata ranë dakord dhe e theksuan nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhje efikase të kësaj sfidë globale.

Dimitrov, shtohet, e ka informuar bashkëbiseduesin për sfidat me të cilat përballet vendi, si për qytetarët në shtëpi ashtu edhe për jashtë. Me këtë rast, thuhet ata kanë rënë dakord të bëjnë përpjekje maksimale nga të dyja palët për të koordinuar aktivitetet për të ndihmuar qytetarët evropianë dhe të vendit, si në riatdhesimin e tyre ashtu edhe në mbrojtjen e tyre kundër koronavirusit.

“Është diskutuar konkretisht për riorientimin e parave evropiane nga programe tjera për Maqedoninë e Veriut dhe ndihmë shtesë në luftën kundër pandemisë. Përfaqësuesi i lartë Borel e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që ta aktivizojë mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile”, qëndron në kumtesë.

Related posts

14 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

admin

Muhaxheri: Agim Veliu është arma më të cilën bëri ‘vetëvrasje’ Albin Kurti

admin

Daçiq: Rusia do ta mbështesë çdo zgjidhje për Kosovën që është në interes të Serbisë

admin

Covid-19 në Kosovë, Raka: Mbyllja e sërishme është opsion real

admin

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 126 numri i përgjithshëm

admin

Kushtetuesja në Kosovë i jep të drejtë Thaçit: Kufizimi i lëvizjes mund të bëhet “vetëm me ligj”

admin