A janë binjakët çelësi i zgjidhjes: Aplikacioni i ri për përcjelljen e coronavirusit

Kolegji King’s London do të lansojë këtë aplikacion, i cili u mundëson përdoruesve që të përcjellin simptomat e coronavirusit, për të cilin shpresohet që do të ngadalësojnë epideminë e këtij virusi

Rreth 5.000 binjakë dhe familjet e tyre nga e gjithë Britania e Madhe do të jenë të përfshirë në testimin e aplikacionit të ri, transmeton Telegrafi

Ky aplikacion do të ndihmojë që të hulumtohet sa shpejt po përhapet virusi, cilat simptoma i përshtaten coronavirusit, përse disa njerëz i janë ekspozuar më shumë rrezikut dhe sa i janë ekspozuar rrezikut binjakët.

Siç raporton CNN, testimi do të duhej t’u mundësonte hulumtuesve që t’i ndanin efektet e gjeneve nga faktorët e ambientit jetësor siç janë ushqimi, mënyra e jetës, sëmundjet e mëparshme dhe infeksionet, si edhe flora e zorrëve.

Binjakët çdo ditë do të japin informacione për shëndetin e tyre, duke përfshirë temperaturën, lodhjen dhe simptomat siç janë kolla, problemet me frymëmarrjen dhe dhembja e kokës.

Të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim të cilët tregojnë shenja infeksioni do të testohen. /Telegrafi/

Related posts

Izolimi nga Covid-19, Rihanna dhuroi shuma marramendëse në ndihmë të viktimave të dhunës në familje

admin

4 hapa të thjeshtë për të fshirë manikyrin pa dëmtuar lëkurën

admin

Lajm i mirë për fansat e Taynës, sot apo nesër videoklipi i ri?

admin

Ujë të ngrohtë apo të ftohtë? Zgjidhni dhe zbuloni çfarë i ndodh trupit tuaj

admin

“Natë romantike në plazh”, kush e shoqëroi mbrëmë Encën?

admin

Dobësimi e ka transformuar Blerona Zeqirin, ajo mahnitë me këtë veshje

admin