Zaev pas vendimit të KE-së: Vendim historik, nuk ka më pengesa dhe kushte

“Është sjellë vendimi. Maqedonia e Veriut i nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendim historik në këto ditë të vështira për popullin tonë. Nuk ka më asnjë pengesë, as kushte. Komisioni Evropian duhet t’i bëjë përgatitjet, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Urime qytetarëve, siç arritëm të kthehemi në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, po ashtu bashkë do ta tejkalojmë edhe epideminë që e ka kapluar botën”, shkruan Zaev.

Ndryshe, ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së në mbledhjen e sotme unanimisht mbështetën vendimin që të nisen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Related posts

Zaev: Vendos Qeveria për rrogat e administratës

admin

KRRE: Gjysma e çmimit për çdo litër karburant do të përfundojë në llogarinë e shtetit

admin

“Zgjedhjet, Filipçe prezanton masat që duhet zbatuar gjatë fushatës zgjedhore

admin

Jep dorëheqjen drejtori e Fondit të Sigurimit Shëndetësore, Den Donçev

admin

Anëtarët e KSHZ-së, te Penadarovski për zgjedhjet

admin

Zhbogar: Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit për mbrojtje civile të BE-së

admin