Vendimet e Qeverisë nuk respektohen në teren, Inspektoratet regjistrojnë shkelje të shumta

21 objekte të mbyllura të hotelierievë në disa qytete. 14 parregullsi në objektet ku shitet ushqimi. Disa tregtarë nuk kanë respektuar ngrirjen e çmimeve të produkteve, dhe disa shfaqnin qëllimisht mungesa të disa mallrave, duke bërë rezerva, që më vonë ti shesin më shtrenjtë. Ky është epilogu i kontrollit të përbashkët të gjashtë inspektorateve shtetërore – atij të Punës, Inspektoratit të Tregut, Këshillit të Inspektimit, Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetit, Inspektoratit të Transportit dhe Agjencisë së barnave MALMED. Gjatë periudhës nga 19 – 22 Mars, janë kryer 11,358 kontrolle. Shumica e inspektimeve 9.658, janë kryer nga Inspektorati i Tregut.

Ky inspektorat, përveç kontrolleve të objekteve të hotelierisë dhe tregtarëve, me vendim të Qeverisë është angazhuar ti kontrollojë edhe çmimet e ngrira të produkteve të caktuara. Nga 19 deri në 22 Mars, Inspektorati i Tregut kreu 869 kontrolle të çmimeve të ngrira – te disa shitës me pakicë është konstatuar ndryshim në çmimin e disa produkteve, por subjektet janë të obliguar të veprojnë mbi vendimin dhe ti kthejnë çmimet e vjetra të 11 marsit – tha Magdalena Filipovska – Grashkovska, Kryetare e Këshillit të Inspektimit.

Drejtori i Inspektoratit të Tregut Stojko Paunovski, thotë se ata po kryejnë kontrolle të hollësishme në disa ndërmarrje të mëdha importuese të frutave. Kërkon durim nga qytetarët, pasi ato krahasojnë çmimet e importit, marzhat dhe rezervat që i krijojnë, në mënyrë që të mund t’i shesin pasi të rritet çmimi i tyre. Paunovski pret që çmimi i shitjes së limonit të mbetet më i lartë, por jo me një çmim 50% më të lartë të shitjeve. Ai thotë se inspektimet bëhen edhe te subjektet më të vogla, si dhe për produkte të tjera.

Kur ka raste, që çmimet nuk janë kthyer nga data 11.03, me urdhër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut çmimet janë rikthyer edhe në raftet ku konsumatorët mund t’i shohin, ato janë kthyer edhe kontabilitet si dhe në aparatin fiskal. Nëse përsëri zbulojmë se çmimi, përkundër urdhrit për ulje nuk është respektuar dhe përkundër dënimit të shqiptuar, Ligji përcakton që të njëjtat mallra si ISHT ti konfiskohen në favor të shtetit – u shpreh Stojko Paunovski , Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërkohë, ka kryer 189 inspektime, nga të cilat në dy objekte nuk kanë bërë kontrolle sanitare, në tre objekte është regjistruar papastërti, dhe në 9 mishtore, mishi është mbajtur në mënyrë të parregullt. Inspektorati i Punës gjithashtu bëri 463 kontrolle dhe lëshoi 11 vendime dhe 20 njoftime për punëdhënësit, që nuk kanë vepruar sipas masave të qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi. Drejtori Aladin Havziu u bëri thirrje punëtorëve të raportojnë çdo ankesë në telefon ose në faqen e tyre të internetit.

Çdo parashtresë do të mbetet anonime, të mos kenë frikë nga denoncimi. Ne nuk do të dalim në media për të thënë kush është. Mbetet te ne në mënyrë diskrete dhe ne do të veprojmë. Mesazhi është të mos kenë frikë nga denoncimi – tha Aladin Avziu, Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Inspektorati i Transportit ka vërejtur se nuk ka asnjë ndryshim në trafikun ndër-komunal dhe se po zhvillohet me intensitet të zvogëluar dhe se transporti ndërkombëtar i udhëtarëve është ndërprerë plotësisht.

Alsat

Related posts

Shkup, djali ther me thikë babain e tij

admin

Ora policore, 35 shkelje gjatë 24 orëve të fundit

admin

Komuna e Tetoves me vendime te reja

admin

Për 24 orë 44 pacientë të prekur nga koronavirusi

admin

Qeveria shqyrton mundësin e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Edhe këtë fundjavë ora policore do të nis nga ora 16:00

admin