Trondit mjekja Britanike: Po më duhet t’i pyes pacientët se a duan të vdesin në spital a në shtëpi

Një mjeke e njohur në Britani të Madhe e ka bërë një thirrje emocionale që njerëzit të kenë kujdes nga koronavirusi dhe të qëndrojnë në shtëpi për ta parandaluar rritjen e numrit të vdekjeve.

Dr.Katie Sanderson tha se tashmë është e detyruar që t’i pyesë pacientët me koronavirus dhe të afërmit e tyre nëse ata dëshirojnë të vdesin në spital apo në shtëpi.

Mjekja që punon në një spital të Londrës i luti dëgjuesit e Radio BBC-së që të ndalen dhe të mendojnë para se të dalin nga shtëpia, shkruan “Daily Mail”.

“Merreni këtë vërtet seriozisht. I kam dëgjuar njerëzit duke thënë se duan të infektohen me koronavirus që të bëhen imunë. Kjo nuk funksionon kështu”, tha ajo.

Zonja Sanderson gjithashtu i luti kompanitë dhe biznesmenët që të ofrojnë telefona falas për pacientët e izoluar në spitale, sepse ata nuk kanë mundësi të kontaktojnë me familjet e tyre.

Ndryshe, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur që vendi të futet nën masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes nga e marta pas mosrespektimit të këshillave nga qytetarët.

Related posts

Norvegjia rihapen çerdhet pas një muaji mbyllje për shkak të koronavirusit

admin

Gjermania lehtëson masat kufizuese, Merkel kërkon vigjilencë

admin

Vetëvritet politikani gjerman,nuk përballoi stresin e krijuar nga COVID-19

admin

Kush e përhapi COVID-19? Përplasje mediatike mes Italisë dhe Spanjës

admin

Eksperti i OKB: Kriza e karkalecave do të përhapet, rrezikon ushqimin e 25 milionë njerëzve

admin

Koronavirusi, Netflix dhe YouTube marrin vendimin për videot

admin