Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë përjetë mirënjohës për intervenimin ushtarak-humanitar të NATO-s

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 21-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veri-atlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq.

“Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që për dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova”, shkruan Thaçi.  /Telegrafi/

Related posts

LDK-ja siguron 40 nënshkrime për mocion, po e pret Kurtin edhe pak

admin

Lajme të mira nga Shqipërina, shërohen plotësisht dy pacientët e prekur me Koronavirus

admin

Qeveria me masa të reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve

admin

Haradinaj thotë se Qeveria që e hoqi taksën pjesërisht, po largohet me ‘marre’

admin

Ligjvënësit bullgarë do të testohen për koronavirus

admin

Shqipëri, numri i të infektuarve me koronavirus shkon në 76

admin