Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve në Kosovë: Jepni përparësi luftës kundër pandemisë

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, të njohura si vendet e Quint-it, u kanë bërë thirrje udhëheqësve institucionalë dhe politikë në Kosovë që të përqendrohen në luftën kundër sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve disa orë në ditë, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kundërshtuar këtë vendim dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Në Kosovë janë komfirmuar 61 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

“Në këtë moment kritik, i nxisim ata (udhëheqësit) të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë, e jo politikës, duke iu kujtuar se vendet tona i kanë marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të vendeve të Quint-it.

Javën e kaluar, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës – parti partnere e koalicionit qeverisës – ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit ka shkarkuar nga pozita e ministrit të Brendshëm, Agim Veliun, i cili vjen nga LDK-ja.

Related posts

Kosovë, 10.560 shtetas kanë ndërruar jetë në vitin 2019

admin

Edhe Franca përjeton tmerr, 112 vdekje brenda një dite

admin

Gjermani, 520 mijë vetë do mbeten pa punë si pasojë e pandemisë

admin

​Kuvendi ende nuk i ka dërguar njoftim zyrtar presidentit për mocionin

admin

Halil Kastrati: 200 familjeve në nevojë nesër do t’u shpërndahen pako ushqimore (FOTO)

admin

SHBA, përplasje mes qeverisjes federale dhe lokale ndërsa rëndohet kriza e koronavirusit

admin