Shpërthimi i Coronavirus mund të ndryshojë mënyrën si punoni, ja si të përgatisni kompaninë tuaj

Puna nga shtëpia do bëhet më shumë se thjesht një trend.

Shpërthimi i virusit COVID është duke u bërë një pandemi globale, dhe kompanitë do duhet të ballafaqohen me disa zgjedhje të vështira. Në shtese si Kina, ku virusi lindi, ambjentet e punës tashmë janë mbyllur në mënyrë që të ndalojë përhapjen e sëmundjes. Apple, për shembull, ka mbyllur shumicën e dyqaneve të tyre në Kinë, dhe tashmë ka informuar që të ardhurat e tyre tremujore do bien për shkak të mbylljes së fabrikave.

Edhe kompani të tjera duhet të marrin masa, sepse efekti i Coronavirus me shumë gjasa do ndikojë në të gjitha industritë e mundshme. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të bëjmë panik, thjesht që duhet të përgatitemi.

Për shumë kompani, përgatitje do të thotë vendosja e një strukture që do lejojë ekipin tuaj të vazhdojë punën, edhe nëse nuk mund të vijnë në zyrë për një përiudhë të caktuar.

Filloni që tani praktikimin

Edhe nëse akoma nuk po ja lejoni ekipit fleksibilitetin e punës nga shtëpia, filloni tani. Do jetë shumë më e lehtë që të testoni këtë sistem dhe proceset që duhet t’i vini në punë për ta bërë punën nga distance të ndryshme të funksionojë. Është e vështirë të kuptojmë ku do jenë problemet kryesore deri sa nuk e praktikojmë një proces të caktuar.

Filloje praktikën tani duke lejuar njerëzit të punojnë nga shtëpia, aq sa lejon orari i tyre. Kjo do ju japë njohuri në fusha ku duhet të përmirësoheni, para se të arrini në pikën ku duhet patjetër t’i lini punonjësit të punojnë nga distance për një periudhë të pacaktuar kohore.

Pajtohuni në disa objektiva

Bërja e një ndryshimi që përfshin dërgimin e gjithë ekipit në shtëpi patjetër që do jetë disruptive. Mund të minimizosh dëmin duke caktuar objektiva të qarta për punën që kërkohet patjetër në mënyrë që gjërat të vazhdojnë të ecin. Është e rëndësishme të kuptojnë cilat janë këto objektiva dhe si ndryshojnë nga ato objektiva që ekipi kishte kur punonte në një ambient të vetëm. Fokusohuni në prioritete të cilat do lejojnë që ekipi të jetë produktiv në çfarëdo ambient.

Shfrytëzo mjetet e duhura

Një prej benefiteve të teknologjisë ështe që mund ta mbajë ekipin tuaj të lidhur edhe kur nuk janë në lokacionin e njejtë fizik. Kjo është e rëndësishme sidomos kur flasim për bashkëpunimin dhe komunikimin përgjatë ekipit. Mjete si Teams apo Slack nuk zëvendësojnë komunikimi ballë-për-ballë, por mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni një kanal komunikim edhe kur ekipi punon nga shtëpia.

Besoji ekipit tënd

Në fund të fundit, struktura juaj duhet të reflektojë nivelin e besimit që ken ë njerëzit e tu. Puna nga distanca kërkon të dorëzosh një pjesë të madhe të masave kontrolluese, pasi nuk mund të shihni se çfarë po bëjnë punonjësit gjithë kohës. Kjo, në fakt, është një e mirë. Nëse ndjeni ankth kur mendoni që ekipi juaj po punon jashtë syrit tuaj vëzhgues, merrni frymë thellë. Gjithçka do jetë në rregull. Ekipi është punësuar për një arsye, dhe ata do jua vërtetojnë këtë.

Related posts

7 rregullat bazike për një biznesmen

admin

Historiani i ekonomisë: Ndodhemi ende në fillim të krizës, ekonomia po i ngjason vitit 1930

admin

7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë

admin

Si ta ruani shëndetin në punë?

admin

11 gjëra që njerëzit e zgjuar nuk i thonë

admin

Lagarde: Ne kemi kaluar më të keqen nga pandemia COVID-19, rimëkëmbja ekonomike do të jetë e pabarabartë

admin