Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria marrin PO-në për nisjen e negociatave

Këshilli i ministrave të BE-së për çështjet evropiane dha sot PO-në për çeljen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, lajmëroi në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, (SPD) tha në Berlin para video-konferencës për media, se sa i rëndësishëm është ky vendim:

“Ballkani Perëndimor nuk është një rajon i largët, por është oborri i brendshëm i Bashkimit Evropian. Është në interesin tone të përbashkët që ky rajon të gjejë qetësi, paqe, qëndrueshmëri dhe shtet juridik të përhershëm. Dhe unë jam shumë i lumtur që ne sot kemi mundësi të vëmë një sinjal të qartë që BE-ja i mban premtimet e saj dhe që perspektiva e anëtarësimit në Ballkan vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth.

Michael Roth ka qenë ndër përkrahësit më të angazhuar për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe luftoi për bindjen e vendeve anëtare të BE edhe në tetor, kur vendimi u shty me veton e Francës. Pas modifikimit të kritereve të anëtarësimit nga ana e Komisionit Europian, Franca ka hequr dorë nga bllokada. “Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar.”

Related posts

Halil Kastrati nesër do të ndan 1000 pako ushqimore në shumë komuna të Maqedonisë së Veriut

admin

Tetovë, kolona të gjata para sporteleve të institucioneve të ndryshme

admin

Tetovë, numri i të infektuarve mbërrin në 17

admin

Vazhdohen licencat, autorizimet dhe lejet për kompanitë ndërtimore dhe të varrimit

admin

Arrestohen 45 persona, shkelin masën e orës policore

admin

Pacienti shkoi në berber, 5 mijë euro gjobë

admin