Policia e Maqedonisë me dronë do të vëzhgojë gjatë orës policore

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në televizionin Telma tha se do të kërkojë nga Qeveria e Maqedonisë të përdoren dronët me qëllim që të kontrollohen shkeljet eventuale të orës policore.

“Do të kërkoj që të vihet në funksion njësia e dronëve. Dronët që i kemi ne kanë mundësi të mëdha teknike, do të mund të skenojnë gjendjen dhe të regjistrojnë të gjitha shkeljet e orës policore”, tha Çulev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se dronët që i ka shteti mund ta shohin regjistrimin e automjeteve dhe se dronët janë në gjendje funksionale, por duhet të nisin të funksionojnë.

Ndryshe, tashmë në Maqedoni ka orë policore, ku ndalohet lëvizja e qyttarëve nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit./Telegrafi/

Related posts

Kapen 25 migrant në autostradën Shkup-Veles

admin

Prej 16 qershorit, qytetarët italianë do të mund të udhëtojnë edhe drejt Maqedonisë

admin

“Avicena” që sot fillon testimin pa pagesë për COVID-19!

admin

Nuhiu: Deri më tani orën policore nuk e kanë respektuar 301 qytetarë

admin

KRRE-ja sot publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Ora policore, 72 shkelje gjatë 24 orëve të fundit

admin