Përdori medikamentin që Trump sugjeroi kundër koronavirusit, vdes pas gjysmë ore një burrë në SHBA

Një burrë nga Phoenix ka vdekur dhe gruaja e tij është nën kujdesin kritik pasi të dy morën chloroquine phosphate në një përpjekje të dukshme për tu vetë-mjekuar nga coronavirusi, sipas sistemit spitalor Banner Health.

Siç shkruan CNN, Chloroquine është përmendur nga presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për Covid-19, por është gjithashtu “një shtesë që përdoret zakonisht në akuariume për të pastruar rezervuarët e peshkut”, tha Banner Health në një deklaratë.

Chloroquine është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për trajtimin e malaries, lupusit dhe artritit reumatoid. Por FDA nuk e ka aprovuar atë për të trajtuar coronavirusin.

Ekspertët e Banner Health theksuan se ilaçet – si dhe “ilaçet e tjera të papërshtatshme dhe produktet shtëpiake” – “nuk duhet të merren për të trajtuar ose parandaluar këtë virus”.

Related posts

BE me plan global për gjetjen e një vaksine kundër Covid-19

admin

Komisioni Europian do të shpëtojë pushimet e verës

admin

Nga sot ka filluar llogaritja verore e kohës

admin

Shpëtimi nga Covid-19 gjendet brenda një kafshe, Belgjika pranë ilaçit kundër virusit

admin

Izrael, nxënësit rikthehen në shkolla

admin

HRW i bën thirrje Turqisë të lirojë edhe të burgosurit politikë si masë kundër pandemisë

admin