Ora policore, të punësuarit në fabrika me leje të posaçme

Ndërmarrjet prodhuese dhe fabrikat vazhdojnë prodhimin e tyre të organizuar me ndërrime, edhe gjatë orës policore, ndërsa punëtorët gjatë kohës së ndalesës, do të lëvizin me leje të posaçme për të kryer punën me ndërrime, si dhe natën. Ky vendim u mor në Shtabin e Qeverisë për Koordinim me Kriza. Për më tepër, ndërmarrjet prodhuese, ku kryhet procesi i prodhimit do të duhet të kufizojnë numrin e të punësuarve, dhe distanca midis tyre të jetë 1.5 deri në 2 metra. Në këto ndërmarrje është e detyrueshme të sigurohen dezinfektues për duar dhe sipërfaqe të punës, shërbim i autorizuar të dezinfektojë, dhe në rast kontakti me një rast të konfirmuar me Covid-19, personi menjëherë të izolohet dhe të ai të raportohet në Qendrën e Shëndetit Publik. Rekomandohet që të mos mbahen mbledhjet dhe ato të zhvillohen me telefon ose email.

Related posts

Ja çka shkruan mjeku shqiptarë nga Kumanova që u identifikua me koronavirus

admin

Ora policore gjatë uikendit nga 16:00 deri në orën 05:00, për të gjithë qytetarët

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Takim i liderëve nesër në orën 12:00 në Kabinetin e presidentit

admin

Angellovska: Kemi tre skenarë për përballje me pasojat nga koronavirusi

admin

Cërvenkovski: Do ta ngrijë antarësinë time në LSDM

admin