Numri i viktimave në Itali sërish rritet, për 24 orë 743 të vdekur nga coronavirusi

Trendi pozitiv dyditor i rënies së numrit të viktimave të coronavirusit në Itali është ndërprerë sot, kjo për faktin se në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 persona që kanë humbur jetën.

Deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6.820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176, transmeton Telegrafi.

Megjithatë shefi i mbrojtjes civile në Itali, Angel Boreli, ka bërë të ditur se numri i personave të shëruar dita ditës po rritet dhe se paraqet gjithsesi një lajm pozitiv.

Ndërkaq pas Italisë vendi më i prekur në Evropë po vazhdon të jetë Spanja, ku vetëm sot është raportuar se numri ka arritur shifrat rekord. /Telegrafi/

Related posts

Gjermani, Merkel diskuton masat për pandeminë me kryeministrat e landeve

admin

Covid-19, jep dorëheqje shkencëtari kryesor i BE-së

admin

Frontex: Po shtohet numri i refugjatëve drejt Evropës

admin

Koronavirusi, mbi 21.500 viktima në të gjithë botën

admin

Papa kërkon armëpushim në botë

admin

Francë, kthimi në shkollë mbi baza vullnetare, maska gjatë transportit

admin