Nju Jorku bëhet vatra më e madhe e koronavirusit

Nju-Jorku është epiqendra e infektimit nga koronavirusi, sepse atje janë regjistruar një e treta e personave pozitivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa virusi po përhapet pesë herë më shpejt sesa në pjesët e tjera të vendit.

“Një në një mijë banorë të Nju-Jorkut tashmë është infektuar”, deklaroi koordinatorja e Grupit punues për luftë kundër koronavirusit Debora Briks.

Dendësia e popullatës është një ndër problemet në qytet, transmetojnë mediat amerikane, duke theksuar se në Nju-Jork tani ka përqindje më të madhe të të infektuarve sesa në Itali.

Arsyet për këtë, siç theksojnë, janë rrëmuja në trafik, parqet e stërmbushura publike dhe ndërtesat e mbipopulluara.

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Endru Kuomo i urdhëroi spitalet menjëherë t’i rrisin kapacitetet për pranimin e të infektuarve me 50%.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë paraqitur 5.000 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve është rritur në 21.689 në rajonin më të gjerë të qytetit, derisa vetëm në qytet ka 13.119 persona të infektuar.

Nga COVID-19 në Nju-Jork deri mbrëmë kanë vdekur 125 persona.
Presidenti amerikan Donald Tramp urdhëroi dërgimin e një kontingjenti të madh të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza, mjete për dezinfektim) dhe paralajmëroi se laboratoret shkencore në Nju-Jork do të punojnë në mënyrë të përshpejtuar për gjendjen e zgjidhjes.

Related posts

​Në këto pesë shtete evropiane nuk mund të shkoni asnjëherë me aeroplan

admin

Trump nuk do të mbyllë Nju-Jorkun

admin

Turqi, arrestohen 22 të dyshuar në operacionin anti-drogë

admin

Danimarkë, lejohet hapja e disa bizneseve

admin

Shkrumbohet Kulla Abbco në Emiratet e Bashkuara

admin

Borel: BE-ja nuk është faktor ndërkombëtar nëse nuk e zgjidhë çështjen e Kosovës

admin