Një person vdes nga “hantavirusi” në Kinë

Pas vdekjes së një personi në Kinë nga virusi i quajtur si “hantavirus”, i cili transmetohet nga minjtë tek njerëzit, shkaktoi shqetësim për një epidemi të re në vendin ku u zbulua për herë të parë koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të transmetuesit zyrtar të Kinës, Global Times, theksohet se një person ka humbur jetën nga hantavirusi gjatë udhëtimit të tij me autobus në provincën Shandong.

Janë kryer testime ndaj 31 personave që gjendeshin në autobus.

Ndërkohë, pas këtij lajmi në rrjetet sociale u komentua se mund të shfaqet një epidemi e re, ndërsa etiketa “hantavirus” u bë trend mbarëbotëror.

Hantaviruset transmetohen tek njerëzit në rast të kontaktit me minjtë ose urina, pështyma ose jashtëqitja e minjve, e cila shkakton sëmundjen “Sindromi i mushkërive Hantavirus” (HPS).

Hantavirusi nuk transmetohet nga njeriu në njeri dhe nuk përbën rrezik të epidemisë.

Related posts

Pështyu në karrocat e ushqimeve, i infektuari me koronavirus në Arabi mund të dënohet me vdekje

admin

Spanjë, Sanchez: Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll

admin

Lituania, Letonia dhe Estonia hapin kufijtë

admin

Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

admin

Conte: Rihapim një pjesë të vogël të bizneseve

admin

Covid-19, lirohet nga burgu diktatori që vrau mijëra njerëz

admin