Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Rama kërkon të bëhet me ‘videocall’

Nesër pritet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Lapsi.al mëson se mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, aty ku përgatitjet kanë nisur që ditën e sotme. Janë marrë masa që mbledhja të zhvillohet në një format të atillë që të respektohet distanca fizike mes pjesëmarrësve, për të parandaluar kështu përhapjen e Covid-19. Por ky format nuk i ka pëlqyer kryeministrit Edi Rama.

Ai preferon që mbledhja të zhvillohet me videocall duke shmangur kështu qëndrimin në një sallë të përbashkët. Hezitimi i Ramës është rritur shumë pas konfirmimit me Covid-19 të drejtorit të Urgjencës Kombëtare. Kryeministri nuk po zhvillon asnjë takim me bashkëpunëtorët e tij. Frika e Ramës është më e madhe duke e ditur që ai vuan nga asma. Deri më tani ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje vetëm kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Ende nuk ka një reagim nga zyra e kreut të qeverisë, i cili insiston që mbledhja të zhvillohet me videocall. Mbetet të shohim nesër se si do të rrjedhin gjërat gjatë kësaj mbledhje të thirrur nga presidenti, për shkak të situatës emergjente që po kalon vendi nga përhapja e koronavirusit.

Related posts

Haziri – VV’së: Kuvendi s’mund të ndalet, nuk jemi në gjendje të jashtëzakonshme

admin

Vajza e Lutfi Hazirit, Lotina shfaqet pa sytjena dhe ekspozon gjoksin

admin

Heqja e tarifave, Serbia nis ta “pushtojë” Kosovën me mallra

admin

UNDP i dhuron Kosovës 20 ventilatorë

admin

Kosovë, Vetëvendosje kërkon interpelancë mbi heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

admin

Mjeku i njohur shqiptar tregon se me çfarë ilaçesh janë shëruar 31 pacientët e prekur nga koronavirusi

admin