Ndërsa Azia u mbyll, Evropa shikonte! A reagoi kontinenti i vjetër shumë vonë, për të parandaluar shpërthimin e coronavirusit?

Ndërsa Azia u mbyll, Evropa shikonte.

Sapo u bë e qartë ashpërsia e COVID-19, Hong Kongu, Tajvani dhe Singapori ndërmorën një veprim të shpejtë dhe pa kompromis. Tani ata duket se kanë ndërprerë valën e shpërthimit.

Ndërsa vetëm pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e shpalli Evropën epiqendrën e pandemisë, shumica e vendeve u mbyllën. Disa akoma nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Siç shkruan Euronews, përcjell Telegrafi, fotografja Laurel Chor ka parë “përgjigjet e qeverive” ndaj virusit në të dy kontinentet.

Ajo udhëtoi në Milano dhe tani është duke u izoluar në Francë. Ajo është e dëshpëruar për t’u larguar nga Evropa.

Ajo beson se evropianët ende nuk e marrin seriozisht pandeminë, dhe se tani është më e sigurt në Azi – atje ku u shfaq virusi për herë të parë.

“Kam pasur kaq shumë ndërveprime në Itali, në Londër, në Francë që më bënë të tronditem. Njerëzit janë jashtë dhe sikur nuk po ndodh asgjë”, i ka thënë ajo Culture Clash.

“Unë mendoj se Hong Kongu është edhe më i sigurt se diku ku nuk është shfaqur virusi ende. Sepse jemi të përgatitur nëse shpërthimi përkeqësohet”.

“Ne kemi hasur në epidemi si SARS, gripi i shpendëve, gripi i derrit. Ne kemi kaluar përmes kësaj më parë. Kështu që ne kemi pasur këtë kulturë të përgatitjes”.

Pjesa më e madhe e Evropës ndërmori veprime të forta vetëm pasi kontinenti ishte bërë epiqendra e pandemisë.

Italia ishte e para që u mbyll, por vetëm pasi virusi kishte zënë vend në veri të vendit. Vdekjet vetëm në Itali tani i kanë tejkaluar ato të regjistruara në Kinë.

Edhe pasi ishin mbyllur në pjesën më të madhe të BE-së, Mbretëria e Bashkuar nuk kishte urdhëruar madje as kafenetë, restorantet dhe pijetoret për t’u mbyllur.

Në vend të kësaj, nga njerëzit atje u kërkua të qëndronin në shtëpi, me një numër të konsiderueshëm duke injoruar këshillat e qeverisë.

Ndryshe, Singapori, një komb i cili veproi me shpejtësi dhe pa kompromis ndaj pandemisë, akuzoi vende si Britania dhe Zvicra për “braktisjen e çdo mase për të përmbajtur ose frenuar virusin”.

Shumë argumentojnë se një përgjigje evropiane e vonuar dhe e shpërndarë, e ndihmoi virusin të “zinte vend”.

“Në Evropë njerëzit janë më të qetë. Është pjesë e kulturës për të dalë dhe pirë. Dhe mua më pëlqen kjo”, citohet të ketë thënë një qytetar i Evropës.

“Por për fat të keq, në një situatë pandemike, kjo nuk do të funksionojë”.

“Ju nuk mund të qeshni përballë një virusi. Ju do ta merrni atë”.

Ndryshe, pandemia e coronavirusit (Kovid-19) vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Madje, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se pandemia e coronavirusit po vazhdon edhe ditëve të fundit të përhapet me shpejtësi.

“U deshën 67 ditë që nga rasti i parë për të shkuar numri deri në 100 mijë, 11 ditë për të shkuar deri në 100 mijë raste të reja, dhe vetëm katër ditë për 100 mijë të tjera”, tha Ghebreyesus.

Sipas të dhënave të fundit, coronavirusi ka infektuar deri më tani mbi 355 mijë persona në të gjithë botën, ndërsa mbi 15 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Related posts

SHBA, test brenda pak minutave për koronavirusin

admin

SHBA, ndihmë prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

admin

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

admin

Koronavirusi, British Airways pushon nga puna 12 000 punonjës

admin

Shtëpia e Bardhë: Së shpejti, njoftim për rihapjen e ekonomisë

admin

Koronavirusi pasuron miliarderët

admin