Ndërroi jetë edhe një dibran nga Koronavirusi, u infektua në Maqedoni, vdiq në Amerikë

Dibranët humbën edhe një bashkëqytetarë të tyre nga sëmundja e koronavirusit. Pas viktimës së parë, që ndërroi jetë në Spitalin shtetëror në Shkup, një familje dibrane në SHBA informon se në Amerikë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i moshës 58-vjeçare, i cili kohë më parë, ishte në Dibër dhe ka marrë pjesë në një ceremoni, percjell Fakte.

Bëhet fjalë për një familjar i cili nga SHBA kishte arritur në Dibër me rastin e vdekjes së dhëndrit të tij. Ai ka qëndruar disa ditë në Dibër dhe këtu është sëmurë nga koronavirusi. Pastaj ka udhëtuar për në SHBA dhe situata e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është hospitalizuar në vendin ku ka jetuar me familjen e tij, në State Island. Me këtë, Dibra shënon dy viktima nga koronavirusi.

Përndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Dibër aktualisht është 40, kurse sipas institucioneve shëndetësore, në izolim shtëpiak janë 126 persona. Në Njësinë e Entit për shëndet publik thonë se në kontinuitet ndiqet shëndeti i personave. /koha.mk

Related posts

Filipçe: Rekord testimesh, 498 vetëm sot, 7 067 në total

admin

Izet Mexhiti falënderon votuesit, premton se nuk do t’i zhgënjej

admin

Bllacë, lejohet vetëm dalja e shtetasve të Kosovës

admin

​Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Filipçe falënderon mediumet

admin

Arrijnë 5000 pasaporta në vendin tonë

admin

Maratona e Ohrit, do të zhvillohet në muajin gusht

admin