MPJ riatdheson 63 shtetas me ndihmën e Kosovës dhe Malit të Zi

Ministria e Punëve të Jashtme në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Malit të Zi dhe të Kosovës, këtë mëngjes kanë organizuar kthimin e 63 shtetasve maqedonas në vendin e tyre. Transporti u realizua me një autobus dhe 19 vetura. Të gjithë shtetasit do të vendosen në karantinë të detyrueshëm, në përputhje me masat mbrojtëse gjatë pandemisë.

Në të njëjtën kohë, me autobus gjatë rrugës për në Mal të Zi, është mundësuar kthimi i 15 qytetarë malazez në vendin e tyre.

Ministria e Jashtme shpreh mirënjohje për autoritetet malazeze dhe kosovare për bashkëpunimin, tranzicionin e qetë dhe solidaritetin./Alsat

Related posts

Filipçe: Të lahen apo dezinfektohen duart pasi të përdoret transporti publik

admin

MPB: 643 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 366 persona

admin

Masat e reja ekonomike, në shumë sektorë paga do të bie në minimale

admin

Ushtria sot merr në administrim objektet me interes shtetëror

admin

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

admin

Gjithsej 10 policë të infektuar me koronavirus

admin