Mbi 500 paraqitje për mosrespektim të masave nga punëdhënësit

Inspektorati shtetëror i punës njoftoi se qytetarët kanë paraqitur më shumë se 500 raste për mosrespektim të masave shtetërore si pasojë e pandemisë së virusit korona nga punëdhënësit.

-Punëdhënësit në vend që të lironin nga puna njërin prej prindërve që kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe ose që kujdesen për sëmurë kronikë, kanë kërcënuar kërcënuar me largimin nga puna, tha në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i Inspektoratit shtetërorë të Punës, Aljadin Avziu.

Janë paraqitur edhe raste mosrespektimin e rekomandimeve për kufizimin e numrit të punëtorëve dhe mbajtjen e distancës së duhur, dezinfektimin e rregullt të ambientit për punë si dhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse.

Përveç faqes në internet, rastet mund të paraqiten edhe në numrin 151 31.

Related posts

Ahmeti: Nuk ka ndasi në qeveri, të gjithë punojnë bashkë për të koordinuar aktivitetet

admin

Në dy komuna në Maqedoni do të shpallet gjendje krize

admin

Prokuroria e Strugës hap hetimet për liturgjinë fetare gjatë pandemisë

admin

Filiçe: Po shqyrtohet përdorimi i hidroklorikinës me azitromicinë

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

admin

(DOKUMENT) TARAVARI i ka dhënë 700 mijë euro TENDER Krsto Mukoskit të VMRO-së, shkaktarit për rrahjen e ZIADIN SELËS

admin