Grenell e mbështet mbajtjen e seancës plenare për mocion

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. 

Grenell e ka shpërndarë postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social TWitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë. 

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, shkruan Kosnett.

‘’Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe, shtetet e BE’së përmes ambasadave të tyre kanë kërkuar që të mos votohet mocini i mosbesimit derisa të përfundoj situata me pandeminë.

Related posts

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri

admin

Javë konsultimesh, Thaçi pritet t’i ftojë në takim liderët politikë

admin

Varroset viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

admin

Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

admin

SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1.1 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

admin

Thaçi do të ftojë për konsultim liderët e partive politike në Kosovë

admin