Filipçe: Përdorim teste gjermane për Kovid 19, testimi masiv mund ta shtrembëroj pasqyrën

Të gjitha testet për Kovid 19 janë të unifikuar, me ndjeshmëri jashtëzakonisht të lartë, por për fat të keq asnjë nga testet nuk është 100 për qind i saktë. Testet e përdorura në vendin tonë janë gjermane dhe ekziston protokoll që duhet ta plotësojë testi që do të përdoret në laboratorë për qëllime të këtilla, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetare në konferencën e rregullt për media të qeverisë.

Siç shtoi, për fat të keq, pacientja e vdekur nga Kumanova, bën pjesë në përqindjen e vogël të rasteve në të cilët testi nuk e ka detektuar virusin. Kemi bërë kontrolle edhe lidhur me marrjen e drejtë të strishos duke pasur parasysh se te secili test bëhet kontroll nëse përmban ADN të pacientes dhe kjo është konfirmuar, që do të thotë për fat të keq bën pjesë në këtë përqindje të vogël të testit për këtë ndjeshmëri që për fat të keq nuk është 100 për qind i sigurt dhe nuk jep rezultat të saktë”, thekson Filipçe.

Komisioni për sëmundje infektive , informoi se çdo ditë diskutojnë për skrining masiv.

“Ne praktikisht implementojmë një formë të skriningut masiv. Kur flasim për skrining masiv, për qasjen te pacientët, për mënyrën e testimit, në këto teste me ndjeshmëri shumë të lartë prej mbi 99 për qind, për të cilat po flasim dhe i kemi, janë teste që zbulojnë praninë e virusit, duke treguar atëherë kur ka të dhëna epidemiologjike sepse mendojmë, si shumë vende të tjera, që nëse ekziston një tregues edhe atje ku ka hapësirë për gabim, praktikisht do të kemi rezultate negative false, të cilat do ta shtrembërojnë plotësisht pasqyrën”, tha Filipçe.

Ai tha se ka teste që i analizojnë antitrupat, gjegjësisht nuk e detektojnë virusin por konfirmojnë nëse dikush e ka mbijetuar.

“Ata kanë nivel edhe më të ulët të ndjeshmërisë, prej 80 për qind, e cila mendoj se në kushte kur kemi zbatuar masa të tilla të rrepta izolimi, karantinë, etj … ato nuk kanë qëllim të zbatohen. Komisioni për sëmundje infektive gjithashtu e mendon kështu. Kjo do të ishte identifikim eventual i pacientëve që mund të kenë pasur sëmundje, qoftë në këmbë apo në formë të butë, por për shkak se nuk janë me ndjeshmëri në proporcion të lartë, ne mendojmë se ata nuk do të japin të dhëna të sakta, d.m.th ekziston mundësi jashtëzakonisht e lartë e gabimit që mund të na çojë në drejtim të gabuar. Forma e testimit masiv siç jemi duke bërë tani është një studim i rreptë epidemiologjik, me karantinë të detyrueshme dhe vetëizolim të detyrueshëm dhe të gjitha kontaktet parësore ose sekondare me rrezik të lartë që janë bërë në të vërtetë. Ne e kemi bërë këtë që nga fillimi”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë përsëriti se nuk ka asnjë qëllim të testohet një pacient i cili është potencial në periudhë inkubacioni sepse rezultati teorik mund të jetë negativ deri në ditën e 13 dhe pozitiv në ditën 14. Prandaj, tha ai, kombinimi i masave të rrepta të vetë-izolimit, ndërprerjes së të gjitha kontakteve dhe testimit pasi të ketë kaluar periudha e inkubacionit është më e përshtatshme për rezultatet më të sakta dhe më precize deri tani. Askush nuk bëri skrining, testim masiv të të gjithë popullatës. Kjo nuk ka siguri 100 për qind, është diçka që shpesh jep rezultate të gabuara, potencoi Filipçe.

Related posts

Zgjedhjet, OSBE/ODIHR vizitoi KSHZ-në

admin

Fondi pensional: Komisioni invalidor nuk do të punojë deri me 24 mars

admin

Çelja e negociatave, Osmani: Ia dolëm sepse merituam

admin

Ora policore gjatë kësaj fundjave prej orës 19 deri në orën 5

admin

Dita e parë e orës më të gjatë policore, rrugët janë të shkreta

admin

Gjatë ditës së djeshme 28 persona janë shoqëruar në polici për mosrespektim të orës policore

admin