Fëmija 6 vjeç, viktimë e koronavirusit në Iran

Në Iran, një fëmijë gjashtëvjeçar ka vdekur si pasojë e infeksionit me koronavirus, raporton Anadolu.

Universiteti i Shkencave të Mjekësisë në krahinën Horasani verior në një deklaratë thekson se në këtë krahinë deri më tani me koronavirus janë konfirmuar së paku 189 persona, ndërsa kanë vdekur 19, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar.

Gjithashtu shtohet se 99 persona përfunduan me sukses trajtimin dhe u liruan nga spitali.

Viktima më e re nga koronavirusi në Iran është një fëmijë tre vjeçar që vuante nga leuçemia. Irani, pas Italisë dhe Kinës, është vendi më i prekur nga virusi. Rasti i parë i koronavirusit u raportua në 19 shkurt në qytetin iranian Qom.

Në vend, deri më tani më shumë se 23,000 njerëz janë infektuar me koronavirus, ku 1,812 kanë vdekur dhe 8.376 janë shëruar.

Related posts

Foto spektakolare tregon satelitin ISS para diellit

admin

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

admin

Itali, 400 miliardë euro për kompanitë e goditura nga Covid-19

admin

Itali, helmeta në aeroport kundër Covid-19

admin

Solana i infektuar me Kovid-19 dhe i hospitalizuar në Madrid

admin

Spitali në Romë, skaner për të zbuluar Covid-19

admin