Çelja e negociatave, Osmani: Ia dolëm sepse merituam

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerësoi se vendimi i sotëm për marrje të datës për negociata me BE-në është ajër i freskët optimizmi që do të na ndihmojë ta tejkalojmë më lehtë edhe krizën me koronavirusin, duke iu bërë thirrje qytetarëve të jenë optimistë, të durueshëm dhe para së gjithash, të kujdesshëm. Arritëm, potencoi ai, sepse merituam.

“Kaluam rrugë të gjatë për të arritur deri në këtë ditë, kur duhet të njihet se ia dolëm. Kur para tre viteve e filluam këtë rrugë edhe pse me me entuziazëm me të vërtetë të shprehur, duhet të pranoj se nuk ishim tërësisht të bindur se ky moment do të vijë pas 20 viteve proces për stabilizim dhe asociim dhe 15 vite në pritje si vend – kandidat. Prej sot po hyjmë në fazën e fundit të realizimit të ëndrrës mu nga pavarësia e vendit për anëtarësim në BE. Dhe të mos kemi kurfarë dilema, arritëm sepse merituam”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Oliver Spasovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Vendimi i sotëm i vendeve anëtare për t’i dhënë dritë të gjelbër RMV-së për fillim të negociatave nuk paraqet kurfarë dhurate, as vendim të pastër politik, përkundrazi, potencoi Osmani, ky vendim është mirënjohje për tërë atë që është bërë në vend.

“Për përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj reformave, për suksesin për krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për kohezionin e brendshëm shoqëror dhe marrëdhëniet stabile ndëretnike. Mu prandaj vendimi i 27 vendeve anëtare është sjellë pa kushte plotësuese për vendin. Me atë KE-ja fitoi duar tërësisht të zgjidhura për të filluar ta formojë të ashtuquajturën kornizë negociuese për vendin sipas së cilës do të organizohet mbledhja ndërqeveritare, që do të paraqesë edhe fillim zyrtar të negociatave”, tha zëvendëskryeministri.

Osmani shfaq bindje se betejën me koronavirusin, me çka jemi të preokupuar këto ditë, do ta fitojmë dhe se e ardhmja do të vijë.

“Është mirë të dimë se në të ardhmen e afërt na presin sfida nga negociatat për BE-në, ai është proces i cili do të thotë përparim për shtetin, reforma të cilat do të thonë krijim i institucioneve të BE-së, përparim në arsim dhe shkencë, shëndetësi cilësore dhe mbrojtje shëndetësore. Ai është stabiliteti i cili do të thotë dukshmëri e rrjedhave ekonomike, më shumë investime të huaja më shumë stimul edhe për investuesit e huaj, më shumë punë për sipërmarrësit, më shumë vende të punës, të ardhura më të mëdha, mbi të gjitha standard më të madh jetësor për qytetarët”, tha zëvendëskryeministri.

Osmani i porositi qytetarët të jenë optimistë, të durueshëm, dhe para së gjithash,  të kujdesshëm.

“Ndiqni rekomandimet, rri i në shtëpi, por mos u dëshpëroni, betejën me sfidën e tanishme me siguri do ta fitojmë, e më pa na pret e ardhmja prosperuse”, konsideron Osmani.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se BE-ja me rreth 70 milionë euro që do të aktivizohen në fazë të ndryshme do ta ndihmojnë sistemin tonë shëndetësor, e më pas edhe pasojat ekonomike nga Kovid-19.

“BE-ja nuk është partnere e jona vetëm në letër, por partnere reale posaçërisht në krizë. Edhe nga koordinimi i mëngjesit sot edhe me institucionet e BE-së, rreth 70 milionë euro janë mobilizuar nga ana e BE-së të cilat në fazë të ndryshme do të aktivizohen për ndihmë në sistemin shëndetësor, e më pas edhe në pasojat ekonomike nga vetë pandemia”, tha Osmani.

Related posts

Mickoski: Vetëm qytetarët përmes zgjedhjeve mund të mbushin sallën e Kuvendit me deputetë

admin

Nga sonte orë policore, s’ka lëvizje nga 21:00-06:00

admin

Filipçe: 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 6 në respiratorë

admin

Takim i tensionuar para gjykatës, Kamçev tenton ta rrahë Bokin!

admin

Filipçe uron Muajin e Ramazanit: Faleminderit që respektoni rregullat!

admin

Armata prej sot në patrullime të përbashkëta me MPB-në

admin