Agim Veliu: Vjosa Osmani po tradhton, qëndrimi i saj në LDK nuk ka kuptim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, po punon për një parti tjetër edhe pse ende po qëndron në LDK. Sipas Veliut, veprimi i Osmanit quhet tradhti.

Gjithashtu, numri dy në LDK ka thënë se qëndrimi i Osmanit në LDK nuk ka më kuptim. 

“Qëndrimi i Vjosa Osmanit nuk është diçka e re në LDK. Ajo ka vepruar edhe më parë kështu. Ajo ka votuar edhe kundër kryeministrit të saj. Ajo vazhdimisht e ka dëmtuar partinë e saj. E të punojë kundër partisë së saj derisa qëndron është në LDK, kësaj nuk e di çka i thonë tjetër përpos tradhti kundër interesave të subjektit të saj”, është shprehur Veliu. 

“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK’së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, ka thënë Veliu.

Tutje, Veliu i komentoi edhe deklaratat e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemit, i cili tha në Pressing se “Nëse LDK’ja provon ta bëjë një qeveri pa VV’në, do të ishte grushtet”. 

“LDK’ja nuk e ka në agjendë se çfarë qeverie do të bëhet pas mocionit. Megjithatë, unë nuk beso që nëse veprohet sipas kushtetutës do të bëhej çfarëdo grushteti”, shtou Veliu.

Related posts

Babai mbyt aksidentalisht fëmijën me traktor

admin

BERZH: Shqipëria me rënien më të madhe ekonomike në Ballkan

admin

​Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton qeverinë e mashtrimit

admin

Deputetja e AAK-së për Ministrin Vitia: Trego nëse ke kërkuar ndihmë nga Serbia për staf mjekësor

admin

34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

admin

PDK: Vjosa Osmani u mohoi qytetarëve pakon emergjente -ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujore në vite

admin