Afro 100 mijë qytetarë u rrezikuan sot të infektohen me koronavirus

Janë hiq më pakë se 98,756 qytetarë që anë vënë në rrezik jetën për të marrë ndihmat sociale të martën.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ky është numri i kosovarëve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Bazuar në gjendjen e muajit dhjetor 2019, të dhënave të cilave u referohet edhe raporti i fundit i ASK-së, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 24,352 familje me 98,756 anëtarë, shkruan gazeta inFokus.

“Numri më i madh i anëtarëve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 9,742 anëtarë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Kjo komunë prinë me numrin e njerëzve të cilët jetojnë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj dhe në bazë të mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Lipjani është qyteti tjetër me numër të madh të atyre që jetojnë në këtë gjendje. Më saktësisht 5,586 qytetarët të kësaj komune jetojnë në varfëri dhe nuk kanë të ardhura tjera përveq ndihmës sociale.

Ndërkaq, më mirë nuk është situate as në Gjakovë, e cila komunë i ka 4,834 persona në asistencë sociale.

Në bazë të të dhënave të ASK-së në Kosovë familja me 1 anëtarë përfiton 50 euro ndërsa 150 euro familja me 15 anëtarë./Gazeta inFokus/

Related posts

Pamjet me dron! Tirana si kurrë më parë, asnjë njeri jashtë, të gjitha rrugët bosh, Rama: I love you

admin

“KURTI DO TË NA BJERË NË DY GJUNJË MUA E DAUTIT”

admin

Nga e hëna nis faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë

admin

Infermierja shqiptare në faqen e parë të gazetës: Të gjithë për të shpëtuar Italinë

admin

Flet deputeti i LDK-së, i cili po e mbron Qeverinë Kurti

admin

Thaçi kërkon gatishmëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

admin