​LIMAJ THOTË SE VETËM KUSHTETUESJA MUND TA NXJERRË VENDIN NGA KJO SITUATË

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes, atëhere nga kjo situatë vendin nga kjo situatë mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Kreu i Nismës ka thënë se kjo cështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, për të cilin ai thotë se po duket që ka të interesuar.

Ai ka ftuar të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë.

Duke shtuar se kjo është e vetmja rrugë.

Postimi i Limajt:

Nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin që mori për kufizimin e lëvizjës, nga kjo situatë e paparë deri më tani, vendin mund ta nxjerr vetëm Gjykata Kushtetuese. Kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, që siç po duket ka të interesuar.

Ftoj të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të jep mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë.

Kjo është e vetmja rrugë!

Related posts

Në Mal të Zi gjithsej 84 persona të infektuar me Kovid-19

admin

Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit u zihen sytë në Prishtinë

admin

Kufiri Shqipëri-Kosovë, nuk kërkohen testet negativë për Covid-19

admin

Nëse ju largojnë nga puna, ja sa muaj do t’iu paguaj Qeveria e Kosovës

admin

20 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

admin

Nora Istrefi edhe kuzhiniere e shkëlqyer, përgatitë tavë me speca të mbushur

admin