Vjen njoftimi nga Ambasada kroate: Vetëm kosovarët që kanë raste urgjente mund të kthehen në vendlindje

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, në një lidhje direkte në edicionin e lajmeve të emisionit të mëngjesit në Klan Kosova, ka thënë se vetëm qytetarët që kanë urgjenca mund të kthehen në Kosovë

“Kjo nuk është çështje dëshire por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për tu kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet ti ndjekim. Ne kemi thënë që vetëm ata që kanë urgjenca mund të kthehen “.

Kasapolli theksoi se zgjatja e leje qëndrimeve është bërë konform situatës dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne iu kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organiztës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetanake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë “.

Related posts

Borel: BE nuk po garon me Shtetet e Bashkuara për një “medalje të artë” në Ballkan

admin

Ish-deputeti i LDK-së rekomandon që Vjosa Osmani të anëtarësohet në VV

admin

Haziri tregon për situatën me COVID-19 në Gjilan

admin

Covid-19, Thaçi falënderon Erdoganin

admin

Vazhdon kriza politike, pavarësisht që javët në vijim janë më kritike për luftimin e coronavirusit

admin

Prishtinë, ende s’fillon seanca për shkak të kontrollit për koronavirus

admin