Vendi me 1.3 miliard banorë bllokohet, India në luftë kundër coronavirusit – pas mbylljes së fabrikave përmirësohet dukshëm cilësia e ajrit

Qindra miliona banorë të Indisë janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre duke dëgjuar apelin e kryeministrit për vetizolim me qëllim që të parandalohet përhapja e coronavirusit, në ditët kur numri i të infektuarve në jug të Azisë ka shkuar në 1.114, kurse i të vdekurve në 10.

Edhe pse vetizolimi bëhet në mënyrë vullnetare dhe nuk ka të bëjë asgjë me ndalesat për lëvizje, apeli i Narendra Modit është kuptuar si diçka serioze nga qytetarët, pasi rrugët e qyteteve të Indisë janë zbrazur.

Qeveritë federale dhe ato shtetërore janë mbyllur plotësisht në 75 rajone në mbarë Indinë, gjithashtu janë mbyllur edhe hekurudhat që transportonin më shumë se 25 milionë pasagjerë në ditë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto ndalesa kanë pasur efekt pozitiv edhe në ruajtjen e ambientit, pasi cilësia e ajrit në Mumbai është përmirësuar dukshëm, derisa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar video të rrugëve të ndryshme.

Ekipet e zjarrfikësve në pjesën perëndimore të Indisë kanë dezinfektuar zonat përreth fabrikave të mbyllura, tregjeve dhe lagjeve të varfra, derisa po vazhdon të rritet frika nga përhapja e virusit nëpër Indi.

Me një popullsi prej më shumë se 1.3 miliard banorë, India po bën të pamundurën që ta luftojë përhapjen e coronavirusit. Fabrikat, parqet e mëdha industriale dhe bankat kanë mbyllur dyert apo të paktën kanë reduktuar kontaktet nëpër zyra. /Telegrafi/

TimeTraveler’s Life@Icarus_Reloaded

You know what Mumbai. Massive respect. #JanataCurfew


Related posts

Zvicër, nis hapja e disa bizneseve

admin

Gjermani, kinema në kohë pandemie

admin

Botës i mungojnë gjashtë milionë infermiere

admin

Ndryshe nga gjithë bota, jeta në Suedi po vazhdon normalisht

admin

Spanja gradualisht do të lehtësojë kufizimet

admin

​Dorëhiqet ministri i Brendshëm i Turqisë – shkak ora policore

admin