TETOVARËT DHE GOSTIVARASIT NUK I BINDEN ORËS POLICORE

Disa persona janë arrestuar, ndërsa mbi 70 janë paralajmëruar për mospasje të lejes adekuate gjatë kohës së orës policore. Kundër pesë personave në Tetovë dhe dy nga Gostivari do të ngritet kallëzim penal jo vetëm pse nuk kanë vepruar ashtu siç u është urdhëruar nga policia por edhe në mënyrë agresive janë sjellur kundër tyre. Në Kumanovë tek tre qytetarë të cilët janë gjetur rrugëve është gjetur edhe armë.

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të kërkojë ashpërsim të masave për parandalimin e virusit korona. Ai tha se në natën e parë me orë policore në mënyrë të përgjithshme janë respektuar masat për lëvizje të kufizuar të qytetarëve. /Klan Macedonia/

Related posts

Transporti publik ndalohet nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit

admin

Spasovski: Shkurtohen pagat e funksionarëve të emëruar dhe zgjedhur, përfshi presidentin, kryeministrin, ministrat …

admin

Kartelë pagesore për kategori të caktuara të qytetarëve

admin

Trashanovski: Bojkoti i VMRO-së, thellon krizën politike

admin

Zgjedhjet në BFI, reagon ASH-ja e Selës. BDI largë duartë nga BFI-ja

admin

Në Maqedonin prej nesër 14 pika për test nga koronavirusi

admin