Spasovski u bën apel qytetarëve të cilët janë jashtë shtetit të mos kthehen tani

Kryeministri Oliver Spasovski sonte u bëri apel personave të cilët janë obliguar me deklaratë për vetizolim, si dhe ato me vendime nga Inspektorati Shtetëror dhe Shëndetësor t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë, ndërsa qytetarëve tanë të cilët ndodhen jashtë shtetit se do të ndihmojnë nëse nuk kthehen tani në vend.

“Masat parandaluese që i ka ndërmarrë Qeveria në përballjen me virusin ishin shumë më herët nga të gjitha shtetet përreth madje edhe në gjerë. Madje patëm masa parandaluese më të mëdha se Italia.

Në ato momente kur qytetarë tanë ktheheshin nga Italia tashmë në aeroportin tonë dhe në hyrje të kufirit pati ndërmarrje të masave parandaluese. Se ka njerëz që nuk i respektojnë ato masa, po ka, dhe për këtë vendosëm mundësi ndjekjen e njerëzve të cilët janë në vetizolim pas nënshkrimit të të deklaratës se do të qëndrojnë në vetizolim apo megjithatë atyre që kishin qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me klasterë të caktuar të cilët bartës të virusit ata kanë lëshuar vendim nga Inspektorati Sanitar Shëndetësor se duhet të jenë 14 ditë në vetizolim. Megjithatë, këtu kemi gjendje në të cilën që persona të caktuar nuk respektojnë, për ta udhëhiqen procedura penale”, tha Spasovski në intervistën për TV24.

Ai tha se në shumë qytete ku personat nuk respektojnë vetizolimin ishin njoftuar organet dhe në bazë të kësaj janë ngritur procedura penale, madje janë gjobitur persona të caktuar sepse edhe këtu nuk ka dilemë se kjo duhet të respektohet.

“U bëj thirrje qytetarëve për personat të cilët dinë se nuk janë në vetizolim, dhe duhet të jenë, menjëherë t’i njoftojnë organet kompetente dhe në këtë mënyrë ndihmojnë”, tha Spasovski.

Lidhur me shtetasit tanë të hasur jashtë vendit, ndërsa të cilët duan të kthehen në vend, kalim i vetëm kufitar që funksionin për dalje dhe hyrje në RMV është Deve Bairi dhe atje janë vendosur shërbimet. Ata të cilët vijnë nga jashtë dërgohen drejtpërdrejtë në karantinë shtetërore në lokacione të cilat janë caktuar për këtë qëllim dhe për këtë është formuar trup i veçantë.

Related posts

Masat ekonomike, shteti merr 600 milion euro borxh

admin

Spitali mobil në afërsi të Klinikës Infektive, javën që vjen vihet në funksion

admin

Virusi korona paralizon ekonominë vendore

admin

Ahmeti: Nuk ka ndasi në qeveri, të gjithë punojnë bashkë për të koordinuar aktivitetet

admin

Spasovski apel qytetarëve te Kumanovës: Nuk ka hapësirë për panik

admin

Filipçe: E punësuara në shtëpinë për të moshuar ka rezultuar pozitive me Covid-19

admin