Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se një pacient me koronavirus  ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup.  Bëhet fjalë për një burrë të moshës 63-vjeçar nga Dibra .

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, pacienti ishte shtruar për kurim në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 17 mars, pa temperaturë të lartë trupore.

“Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të papritur, ai menjëherë u intubua, u vendos në një aparat të frymëmarrjes, por brenda disa orësh gjendja e tij u përkeqësua më tej dhe pacienti vdiq. Pacienti nuk kishte histori të njohur të komorbiditetit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut u shënua viktima e parë nga virusi korona, një grua e moshës 57-vjeçare nga Kumanova.

Related posts

Presidenti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë

admin

Pendarovski: Kemi pasur një qëndrim të duhur në luftën kundër koronavirusit

admin

Adem Avziu nuk ndalon së realizuari premtimet e BDI-s

admin

Qeveria pritet të vendos sot për ri-programim të buxhetit

admin

Rejtingu kreditor i shtetit, parashikohet tkurrje ekonomike

admin

Spasovski: Lajm i mirë nga Brukseli, fillojmë negociatat për anëtarësim në BE

admin