Reagime për shkurtimin e pagave, Bekteshi: Nuk do ta mbështes një propozim të tillë

Reagime të shumta ka ngjallur propozimi i kreut të LSDM-së, ish-kryeministrit Zoran Zaev që si masë ekonomike rroga e gjithë sektorit publik të ulet në nivelin e pagës minimale prej 14,500 denarë.

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Micskoski kërkoi që Zaev të tërhiqet nga ky propozim me të cilin po përpiqet që paaftësinë e qeverisë ta paguajë me mundin e punëtoreve.

“Po të ishte ne rrethana të tjera me siguri kjo do të quhej vjedhje. Masa për shkurtim drastik të rrogave përbën goditje serioze për standardin e të punësuarve. (ngjitje 09:03) Të punësuarit në administratë nuk i kanë privilegjet e zyrtarëve në pushtet por tani me planin e Zaevit do ta kenë rrogën e njëjtë prej 14,500 denarëve. Shumë nga këta njerëz kanë kredi dhe nuk mund të varen nga mëshira e bankave dhe nga joserioziteti i Zaevit. S’kemi arritur asgjë nëse shkurtohen rrogat, ndërsa shpresojmë që të ngrihet këstet. Praktikisht rrënohet standardi i tyre dhe nuk do të dalim nga kriza nëse i dënojmë të punësuarit”, tha Mickoski.

Micskoski po ashtu vlerëson se masa do të ketë efekt domino edhe te degët e tjera të ekonomisë. Nga ana tjetër Ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së Kreshnik Bekteshi thotë shkurtimi i rrogave të administratorëve do t’i demotivonte ata që edhe këto ditë punojnë, ndërsa e dyta, zvogëlimi i pagave do të ndikojë në konsumin e përgjithshëm, pra direkt do të ndikonte tek ekonomia në vend.

“Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm si qeveri, njëkohësisht duhet të jemi të kujdesshëm si parti politike kur dalim para opinionit me masa konkrete. Duhet të jenë masa që kanë për bazë kalkulimet dhe numrat konkret dhe se si ajo mund të ndikojë tek ekonomia në tërësi, por në veçanti në buxhetet familjare, pra në këtë rast ku bëjnë dhe administrata publike”, deklaroi Bekteshi.

TV21: Thënë shkurt ju Në parim nuk e mbështesni një propozim të tillë, po ose jo?

“Unë si ministër i ekonomisë nuk do ta mbështes një propozim të tillë drejtpërdrejt si ishte prezantuar nga ana e partisë politike e cila është edhe pjesë e qeverisë”, shtoi ai.

Për propozimi për shkurtim të pagës së administratës, si dhe arsimtarëve e profesorëve të shkollave të mesme ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Nga partia e Ziadin Selës kërkojnë që burimet e financimit t’i kërkoj në të tjera adresa përfshirë huatë ndërkombëtare dhe duke reduktuar shpenzimet publike jo produktive.

“Në funksion të konkretizimit të masave, ne propozojmë që të ardhurat deri në 30 000 denarë të ngelen të paprekura, dhe të ardhurat mbi 30 000 denarë të zbresin në nivelin e rrogës minimale për muajt Prill dhe Maj. Ata të cilët kanë pasur rrogë më solide, kanë edhe mundësi shtesë për tejkalimin e 60 ditëshit të ardhshëm”, thonë nga ASH.

“Ne gjykojmë se asnjë masë financiare në vendin tonë nuk guxon të prodhojë qytetarë të dëmtuar dhe të pakënaqur. Përkundër depresionit të madh që është shkaktuar nga pandemia, nuk duhet as të na shkojë mendja të marrim edhe masa që qytetarëve tanë t’u shkaktohen shkurtime financiare, që mund ta rrezikojnë ekzistencën e tyre”, deklaruan nga Alternativa

Edhe Sindikata e Pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë i ka reaguar propozimit të Zaevit, duke shkruar se nuk pajtohen me shkurtimin e pagave në sektorin publik, andaj i kërkojnë qeverisë që nëse e merr një propozim të tillë, të njëjtin ta refuzojë. Ndërkaq nga Qeveria brifojnë se të gjitha propozimet e të gjitha partive do të shqyrtohen ndërsa shtojnë se jo domosdoshmërish do të pranohen të gjitha sugjerimet e dhëna dje nga LSDM-ja.

Related posts

Qeveria i shton masat: Mbyll qendrën e skijimit në Mavrovë dhe kalimet kufitare me Shqipërinë

admin

Me fluturim special qytetarët të cilët kanë mbetur në Slloveni kthehen në Maqedoninë e Veriut

admin

Arrestohen 29 persona, nuk respektuan orën policore

admin

Virusi korona, regjistrohen 111 pacientë të shëruar

admin

Sot mbahet takimi i liderëve të partive politike

admin

Sonte nis loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë

admin