Presidenti Thaçi: Qytetarët dhe policia nuk janë të obliguar që ta zbatojnë vendimin e qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes është kundër Kushtetutës së vendit.

Qeveria pritet të dalë me një vendim për kufizim të lëvijzes për automjete dhe qytetarë në orë të caktuara.
‘’Kryeminsitri Kurti dhe Qeveria e tij sonte kanë shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën. Vendimi për kufizimin e lëvizjes paraqet shmangie dhe shkelje të të drejtave të qytatarëve të garantuara me kushtetutë’’, ka thënë ai.

‘’Kufizimi mund të shpallet vetëm me shpalljen e lëvizjes së jashtëzakonshme dhe ajo nuk ekziston. Unë do të garantoj funskionimin e ksuhtetuës dhe do ta kundërshtoj cdo institucion që shkelë kushtetutën e vendit. As qeveria dhe asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë kushtetutën. Janë shkelur në mori nenesh në marrjen e këtij vendimi’’

‘’Qytetarët nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim. As policia dhe organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim të qeverisë sepse kështu bëjnë vepër penale’’, shtoi ai

Ndryshe, ishte pikërisht mendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që dërgoi në  shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm nga kryeministri Albin Kurti. Më pas LDK bëri të ditur se do të mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë. 

Related posts

VV-ja refuzon ftesën e Hotit për “tryezën” ku do të diskutohej për dialogun me Serbinë

admin

Shqipëria hap çerdhet më 1 qershor

admin

AGIM VELIU: VJOSA OSMANI NUK KA VEND NË LDK

admin

Veseli: Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

admin

Shqipëri, regjistrohen dy tërmete

admin

3 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 94

admin