Nuk respektuan orën policore, arrestohen 5 persona nga Tetova dhe dy nga Gostivari

Mbrëmë në periudhën prej ora 21 e 20 minuta deri ora 23.00, në rajonin e SPB Tetovë, janë zbuluar dhe privuar nga liria gjithsej 7 persona,pesë prej të cilëve nga Tetova dhe dy nga Gostivari të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje të kufizuar, gjegjësishtë orën policore, të vendosur Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë periudhë në lokacione të ndryshme në Tetovë, Zhelinë dhe Gostivar janë privuar nga liria: 26-vjeçari Z.I. nga fshati Debresh i Gostivarit, 21-vjeçari A.J., 21-vjeçari D.R. dhe 24-vjeçari A.D. që të tre nga Tetova, 32-vjeçari A.Z. nga Strimnica e Tetovës, 53-vjeçari E.M. nga Gostivari dhe 43- vjeçari R.A. nga Raveni i Gostivarit.

Shtatë personat janë mbajtur në Stacionet policore Tetovë dhe Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rasiti, do të përgaditen parashtresa adekuate, për kryerje të veprës penale ,,mos- veprimi sipas urdhërave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së.

Related posts

Infektohet punonjësja në poliklinikën e Çairit, izolohen të gjithë që kanë pasur kontakt

admin

Filipçe: Gati plani për kthim gradual në normalitet

admin

Emrat e zv/ministrave, më së voni të martën

admin

Filipçe: Për momentin nuk do të shkurtohet ora policore

admin

Virusi korona, Pendarovski: Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit

admin

Filipçe: Nga fillimi i pandemisë janë kryer 3 518 teste, 329 pozitivë

admin