Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

Pandemia e koronavirusit ka bërë që të zvogëlohet në masë të madhe aktiviteti industrial dhe të ulet niveli i ndotjes së ajrit në botë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar edhe përmes pamjeve satelitore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Një ekspert tha se ndryshimi i papritur e paraqet eksperimentin më të madh ndonjëherë sa i përket uljes së gazrave nga industria.

Në bazë të të dhënave satelitore, niveli i dioksidit të azotit gjatë gjashtë javëve të kaluara në qendrat industriale në Azi dhe Evropë ishte shumë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dioksidi i azotit prodhohet nga motorët e veturave, termocentralet dhe proceset industriale. Besohet që ky gaz ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, siç është astma, shkruan “The Guardian”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan dioksidin e azotit si gaz helmues që shkakton inflamacion të konsiderueshëm në rrugët e frymëmarrjes, kur është në prani më të madhe se 200 mikrogramë për metër kub.

Ulja më e madhe e ndotjes së ajrit përmes pamjeve satelitore mund të vërehet në hapësirën ajrore të qytetit Wuhan në pjesën qendrore të Kinës, i cili është vendosur në izolim që nga janari. Aty ndodhen qindra fabrika dhe banojnë 11 milionë banorë.

Related posts

Aplikacion për telefon me të cilin do të zbulohet nëse dikush afër nesh është i infektuar me virusin korona

admin

Nëse iu skadon viza Shengen në Gjermani, duhet të ndiqni këto procedura

admin

Airbus shënon humbje prej 481 milionë eurove në tremujorin e parë

admin

Vuhan fillon të dalë nga izolimi

admin

​Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

admin

BQE: Rimëkëmbja e eurozonës mund të arrihet në vitin 2022

admin