Infantino: Gati për skenar të keq, por FIFA do të ndihmojë

Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino ka paralajmëruar se FIFA do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndihmuar futbollin që gjendet para një krize të madhe financiare, nga pandemia “Covid 19”.

Por presidenti i FIFA ka pohuar se nuk ka garanci se kur mund të rifillojë futbolli.

”Shëndeti vjen së pari, pastaj gjithçka tjetër. Për menaxherët, pjesa tjetër do të thotë të shpresosh për më të mirën, por edhe të përgatitesh për më të keqen. Pa panik, le të qëndrojmë të qartë: ne do të luajmë përsëri kur mund ta bëjmë pa e rrezikuar shëndetin e askujt. Federatat dhe ligat janë të gatshme të ndjekin rekomandimet e qeverive dhe OBSH. Falënderoj mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Ata janë heronj”, u shpreh Infantino për “La Gazzetta dello Sport”.

Related posts

Hiqen ndalesat për qarkullim të kamionëve në vendet më të larta

admin

Mësoni të piqni pogaçe të shijshme me sodë bikarbonati

admin

Publikohet zyrtarisht sezoni i katërt i “La Casa de Papel”

admin

WhatsApp do limitojë ridërgimin e mesazheve

admin

Tërmetet e fuqishme në Kroaci, shënohet viktima e parë

admin

Hurma dhe bajame, formula për gjumë të qetë

admin