Haradinaj: Kurti po bën vetërrëzim të planifikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Datu Haradinaj, e ka quajtur vetërrëzim të planifikuar situatën në të cilën ka ardhur Qeveria e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se i ka dhënë mbështetjen mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë Kuerti, sepse në radhë të parë  AAK është opozitë dhe se kjo është Qeveri e paqëndrueshme.

Ai ka thënë se AAK nuk ka pasur ndonjë dilemë se a të jepet a jo vota për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Çdo opozitë, prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë, këtu nuk ka asnjë dilemë. Si është formu qeveria, e kemi parë që nuk shkoi gjatë. Zoti Kurti po bën një vetërrëzim. Shkarkimi i Veliut nuk ishte shenjë e përmirësimit të raporteve mes VV dhe LKD. Ky është një vetërrëzim i planifikum. Shkarkimi i Veliut ishte mënyrë,  sepse ai është një faktor i rëndësishëm në këtë koalicion”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bërë strategji të ndryshme për ta nxjerr veten nga situata ku është futur./Telegrafi/

Related posts

Kosovë, misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar

admin

Qeveria me masa të reja ndaj COVID-19, kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve

admin

LABI I SHPËRNDAN 300 PAKO USHQIMORE PËR NEVOJTARËT NË KËTË KOMUNË

admin

Virusi korona, shënon rritje numri i të infektuarve në rajon

admin

Thaçi fillon nesër konsultimet, të parin e pret Kurtin

admin

A do ta respektoj Ushtria vendimin e Qeverisë?

admin